E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon spektakli i Brazilit (video)

Kupa e Konfederatave - Skuadra e Dungës mposht pa probleme Shtetet e Bashkuara me rezultatin e thellë 3-0. Golat për brazilianët u shënuan nga Felipo Melo në minutën e 7’ me kokë pas një krosimi të saktë nga ana e interisti Maikon, padyshim më i miri në fushë për kariokat. Dyfishimi i rezultatit erdhi shumë shpejt, në minutën e 20 nga Robinjo pas një kombinimi fantastik të Kakà-Ramires-Robinho.

Në pjesën e dytë situata përkeqësohet për amerikanët pas daljes me karton të kuq të Klejstan në minutën e 57’. Ndërsa goli i tretë u shënua nga Maikon në minutën e 62’ me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.

Brazili siguron vendin e parë në grup duke u kualifikuar direkt për në gjysmëfinale. Ndeshjen e ardhshme kundër Italisë për të ka vlerë vetëm prestigji i përballjes midis dy skuadrave me më shumë sukses në arenën ndërkombëtare, për rezultatin interesohet vetëm Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›