Gati hapja e e tenderit per autostraden Tirane-Elbasan. Nga Shkodra ne Vlore autostrada do jete me 4 korsi

Keshilli i Ministrave autorizon Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per te hapur tenderat per ndertimin e tunelit Tirane-Elbasan dhe rruges se Arbrit loti 8-te
Qeveria autorizoi sot Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per lotin e 8-te te by pass-it Plepa-Kavaje-Rrogozhine si dhe nisjen e studimit te projektimit per disa segmente te tjera rrugore Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize zgjerimit te rruges Sukth-Hamallaj aksit Qafe-Plloce-hyrje e Pogradecit dhe unaza e Pogradecit. Kryeministri Sali Berisha duke e konsideruar tunelin Tirane-Elbasan nje nder veprat madhore e me fizibel te ndertimeve te derisotme tha se tuneli do te financohet me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 te muaj. Ky tunel - u shpreh Kryeministri - shnderron ne realitet nje enderr shekullore te te gjithe qytetareve dhe udhetareve qe nga zonat juglindore e lindore te Shqiperise e me tej kane udhetuar per ne Tirane duke kaptuar malet e Kerrabes. Ndersa duke e cilesuar rrugen e Arbrit si rrugen e dyte te kombit Kryeministri tha se kjo rruge nga Ura e Vashes do te perfundoje brenda ketij mandati. Nje projekt tjeter te rendesishem Kryeministri Berisha konsideroje fillimin e studimit te projektimi per rrugen Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize i cili do te beje lehtesisht te arritshme nje nder zonat me te bukura turistike malore te vendit. Ne pranvere te vitit te ardhshem - u shpreh Kryeministri - perfundon teresisht pasi kane mbetur shume pak kilometra infrastruktura e Bregut nga Ksamili ne Velipoje. Ato do te mbyllen dhe do te pershpejtohet ndertimi i rrugeve drejt maleve e majave te tyre- u shpreh kryeministri Berisha.
...