E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperfillja e festes kombetare te Pavaresise nga Edi Rama kryeministri Berisha i paralajmeron shkarkimin

01-12-2010 / Gazeta 55

Vendimi i Qeverise Ne autoritetin e Protokollit te Shtetit do te kaloje detyrimi i ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festave kombetare

Kryeministri Sali Berisha i kerkoi sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave Ministrit te Jashtem qe me perparesi te pergatise ndryshimin ne ligjin per Protokollin e Shtetit per te kaluar ne autoritetin e Protokollit te Shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festave kombetare. Duke u nisur nga rasti me i fundit i mos pergatitjes nga ana e bashkise se Tiranes te dekorit me rastin e dites se pavaresise Kryeministri Berisha tha se me 28 nentor kryetari i bashkise se Tiranes ka fyer cdo shqiptar duke bllokuar dekorin festiv te qytetit. Zoti zevendesminister i Jashtem ne kete rast minister ne detyre kerkohet qe me perparesi te madhe ligji i Protokollit te Shtetit te kaloje ne autoritetin e Protokollit te Shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festive kombetare. Ate qe Edvin Kristaq Rama beri dy vite rresht me diten e pavaresise mund ta bente vetem nje apatrid per te cilin vendi dhe kombi nuk ekziston. E them kete sepse me 28 nentor ai ka fyer cdo shqiptar. Ne shqiptaret kemi nje specifike. Ne themi dita e flamurit. Kombe te tjera nuk e kane kete e quajne dita e pavaresise apo me emer tjeter. Ndersa ne i kemi bere sinonim te njera-tjetres. Ne fakt ajo eshte dita e pavaresise por ne te gjithe ecurine ka mbetur si dita e pavaresise-dita e flamurit. Asnje komb nuk e ka me te fuqishem se shqiptaret simbolin e flamurit. Edhe himni kombetar po ta shqyrtojme eshte nje kenge per flamurin. Kurse ky zoteri dy vite rresht ofendon duke bllokuar dekorin e qytetit- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverise i paralajmeroi shkarkimin kryebashkiakut Rama duke shtuar se ka demonstruar sjellje rrugacerore ndaj qytetareve te Tiranes dhe shqiptareve ne teresi. Dua ti them sot nga kjo mbledhje se une te shkarkoja njeqind here ty zoti Edi Rama dhe dije mire se te shkarkoja e te jepja shume me teper se cmeriton se e konsideroj kete nje rrugaceri kombetare nje fyerje shume te rende qe ti i ben cdo shqiptari qe sillesh si biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret. Por nuk e bej kete sepse duke qene edhe kryetar i Partise Socialiste do te merrte nje konotacion te cilin nuk deshiroj qe ta marre. Por sot e pergjithmone Protokolli i Dites Kombetare do te jete tjeter ne menyre qe kurre ndonjehere apatride si ty te mund te mos fyejne flamurin qytetaret kryeqytetin dhe kombin me nje qendrim te tille ekzistencialist te papajtueshem te papranueshem.
Ne te gjitha qytetet ku jane trojet shqiptare e ku jetojne shqiptare u valevit flamuri pervecse ne rruget e Tiranes sepse Edvin Kristaq Rama merr urdhra nga ati i tij shpirteror. E beri per here te dyte por nuk do te mund ta beje kurre me. Dua tu kerkoj ndjese shqiptare qe nuk e shkarkoj se mund ta shkarkoja dhe e meriton njeqind here per aktin e rrugacerise publike ndaj kombit flamurit dhe vendit por rregullat e pluralizmit me imponojne te pershtat kete qendrim. Kam besim se qytetaret e Tiranes e te mbare Shqiperise do ti japin pergjigjen ketij apatridi ketij njeriu qe nuk ka respektin me minimal per flamurin e vendit te tij i cili eshte njekohesisht edhe flamuri i kombit te tij flamur i njomur me gjak me se fundi se gjithe te tjeret ne Europe. Ndaj zoti minister do te sillni ndryshimin ne ligjin e Protokollit dhe kurrkush me nuk do te mundet te neperkembe as flamurin e ketij vendi as diten e pavaresise e te flamurit te ketij vendi. Kjo eshte zgjidhja perfundimtare qe duhet ti bejme. Kurse atij zoterise dua ti them se nuk shkarkohesh sot me gjithe deshiren e madhe qe do te kisha qe kjo mbledhje te vendoste shkarkimin tend sepse je edhe kryetar i PS-se partise kryesore opozitare por nuk do te kesh me kurre rast qe ti te fyesh shqiptaret. Kete nuk do te mund ta besh pasi dita e flamurit dhe pavaresise nuk eshte per tu sjelle si apatrid ne kryeqytetin e vendit. Kjo eshte jashtezakonisht e rende e turpshme. Edhe homazhet behen me nje kuptim te caktuar. Ti mund te zgjedhesh diten dhe ke bere zgjedhjen tende por ti do respektosh dhe jo te shfrytezosh pushtetin njelloj si i biri i Enver Hoxhes per te fyer shumicen e shqiptareve. Akti eshte jashtezakonisht i rende- vuri ne dukje kryeministri. Ne kete kuader shefi i ekzekutivit theksoi se edhe Keshilli bashkiak ka marre nismen per te kerkuar ndjekje penale ndaj tij ndersa shprehu besim se drejtesia do te thote fjalen e vet. Kjo eshte menyra me e mire. Fyerja qe u ke bere shqiptareve eshte me e renda qe mund tu kete bete kush ndonjehere. Dhe je recidivist pasi e ben per here te dyte- deklaroi me tej kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›