E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati krijimi i Ligës Profesioniste

Krijimi i Ligës Profesioniste në Shqipëri është tashmë një formalitet. 12 presidentet e klubeve të Kategorisë Superirore janë takuar për herë të tretë midis tyre.
Në mbledhjen e fundit të tyre (dje) bosat e futbollit shqiptar i dhanë dorën e fundit projekt-statutit të Ligës si dhe të gjitha rregulloreve të nevojshme.
Vërejtjet e fundit për draftin do të paraqiten nesër, ndërkohë që menjëherë pas kësaj do të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës, pasi të marrin edhe miratimin nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›