E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia teston Dresheviçin e Duken

Portieri malazias Vedad Dreshevic mund të jetë pasuesi i Armir Grimës te Vllaznia. 27-vjecari (197 cm) nisi stërvitjen me ekipin shkodran.
Me grupin e drejtuar nga Agim Canaj u bashkua edhe kosovari Ilir Nallbani. 25-vjecari i ardhur te kuqeblute nga Elbasani bëri një paraqitje të pëlqyeshme. Ish-lojtari i Besës së Pejës në Kosovë realizoi sezonin e kaluar 1 gol, pikërisht me fanellën e Elbasanit.
M fituesit e Kupës së Shqipërisë është bashkuar edhe shqiptari nga Mali i Zi, sulmuesi 19-vjecar Leon Duka, i cili më parë ka luajtur me Hajdukun e Splitit në Kroaci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›