E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati largimi i Bojan, po vjen Sanchez

Bojan dhe Alexis Sanchez janë drejt fundit të negociatave. Njëri drejt largimit nga Barcelona e tjetri që pritet të vij në "Nou Camp".

Lajmin e ka dhënë drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, sipas të cilit në pak orë do të arrihen marrëveshjet.

"Kemi pak probleme me Bojanin drejt Romës. Na duhet edhe pak kohë", ka thënë ai, ndërsa sa i përket Sanchezit, pothuajse jemi në fund por ndonjëherë negociatat zgjasin më shumë sa e mendon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›