Juventus, 14 futbollistë në shitje

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta po mundohet që në këtë afat kalimtar të verës, të shesë 14 futbollistë, shumica prej të cilëve, sipas tij, kanë pagë të madhe.
"Po mundohemi ti shesim disa lojtarë të cilët nuk i nevojiten klubit për sezonin e ri", deklaroi Marotta.
Të parët në listë janë brazilianët Carvalho Amauri dhe Felipe Melo, të cilët nuk janë thirur nga trajneri i ri Antonio Conte për përgatitjet para-sezonale në Amerikë.
Sipas mediave italiane, në listen per shitje janë edhe: Luca Toni, Vicenzo Iaquinta, Jorge Martinez, Marco Motta, Zdenek Grygera, Alex Manninger, Tiago Mendez, Fabio Grosso, Luca Marrone dhe Sergio Almiron, Momo Sissoko, Albin Ekdal.