Ahmet Prençi në ILDKP, heton pasuritë

Ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi prej disa ditësh mban funksionin e inspektorit të lartë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Burime nga ky institucion bënë të ditur se ish kreu i uniformave blu mban tashmë detyrën e inspektorit të lartë, që merret me verifikimin e deklaratave të pasurive të subjekteve të ndryshme. Gjithashtu këtë post Prençi ka arritur ta marrë falë një konkursi të zhvilluar të ILDKP ku mes 10 konkurrentëve ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka arritur të marrë pikët maksimale. Kështu pas dorëheqjes nga kreu i uniformave blu Ahmet Prençi që nga 2010 mban detyrën e inspektorit të lartë.