Gati librat shqip për fëmijët emigrantë

Fëmijët e emigrantëve do mësojnë me lehtë shqip. Pas debateve të një viti më parë, ministria e Arsimit ka gati librat shqip që do të shkojnë në diasporë kudo ku ka familje shqiptare. Do të jenë 3500 tituj për tre nivele që do të botohen dhe do të shpërndahen falas në shkollat e improvizuara nga vullnetare shqiptare jashtë shtetit. “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” është një libër për ciklin e ulët nga klasa I-V një për ciklin e lartë të shkollës 9-vjeçare nga klasa VI-IX dhe një libër i tretë për shkollën e mesme. Jovan Kristiqi, këshilltari i Ministrit të Arsimit thotë se botimet janë gati në gusht.
Por ndryshe nga botime e zakonshme, këto libra do të kënë një përmbjtje të veçantë. Abetarja por edhe tekstet e tjera mbi historinë, gjeografinë dhe trashëgiminë kulturore janë hartuar nga ekspertë të veçantë që njohin vështërsitë e të mësuarit shqip të fëmijëve të emigrantëve.
Për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve, procedura e blerjes së tyre është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kundrejt procedurave të konkurimit të hapur me shtëpitë botuese. E vetmja shtëpi botuese që është përgjigjur kërkesave ka përgjegjësinë e përgatitjes së botimeve.