E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 ditë burg për serbin që valëviste flamurin

30 ditë burg është masa e dënimit dhënë për serbin Todor Dolasheviq, vetëm pasi mbante një flamur serb rreth 2 metra të gjatë mbi automjetin e tij. Dolasheviq, nga Hoqa e Madhe e Rahovecit, me banim në Jagodinë të Serbisë, ka marrë masën e dënimit nga Gjykata në Podujevë.

Policia gjatë arrestimit të tij ka gjetur dhe 6000 euro. Dolasheviq është dënuar fillimisht nga gjykata me 450 euro, e pasi ka refuzuar të paguajë është dërguar në burg ku do të qëndrojë 30 ditë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›