E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana më afër Lacios: Do të jem unë anti-Totti!

Në Itali tratativa Lazio-Gallatasaraj për shkëmbimin Cana -Muslera është në një moment jo të mirë por i të njëjtit mendim nuk janë në Turqi ku të shumtë janë ata që e shohin mesfushorin kosovar shumë pranë firmës me bardhekaltërit . Leggo paraqet atë që Lorik Cana ka shkruar në Facebook në profilin e tij “Jam i lumtur që konsiderohem si anti-Totti.Më tej Cana shton .Të gjithë po presim me ankth .Të dielën babai im Agimi ka takuar Klaudio Lotiton dhe gjërat janë positive por do të shohim .Nuk mund të them asgjë nëse nuk ka diçka zyrtare.Por jam i lumtur që shihem si anti-Totti nga ju tifozët e Lacios.Ndihem krenar që kam kaq shumë fansa roman tek tifozet e Lacios edhe pse ende nuk jam bërë zyrtarisht lojtar i skuadrës .Më vjen mirë për të gjitha këto dhe në shkëmbim ju them se tifozëria juaj është një nga më të bukurat në botë. Fjalët e Canës nuk lënë dyshime për të ardhmen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›