E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati listat per zgjedhjet ne Kosove

Partia Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kane mbetur te vetmet subjekte te medha politike qe ende nuk kane arritur ti publikojne listat me emrat e kandidateve qe do te garojne ne zgjedhjet e 12 dhjetorit per tu bere deputete te ardhshem te Kuvendit te Kosoves.

Lidhja Demokratike e Kosoves te pakten ia ka dale qe te shtunen tu tregoje votuesve potenciale se cfare kapacitetesh intelektuale ofron ne zgjedhjet e radhes.

Burime te gazetes brenda PDK-se kane bere te ditur se shtyrja e publikimit te listes se kandidateve eshte duke ndodhur per shkak te luftes se brendshme mes aktivisteve te partise per tu rreshtuar ne liste.
Ne kushte anonimiteti nje anetar i larte i PDK-se ka deklaruar se edhe gjate dites se shtune ka pasur rikonfigurim te listes per shkak te pakenaqesive qe jane shprehur nga disa dege te partise.
Dege te caktuara te partise kane kundershtuar ne menyre kategorike tendencen e qendres per ta rrumbullakuar listen perfundimtare duke perfshire ne te emra kandidatesh qe nuk kane dhene ndonje kontribut per partine - ka thene anetari i PDK-se.
Tensionet dhe pakenaqesite me te medha sipas tij jane krijuar sidomos rreth figurave te reja qe jane inkuadruar ne PDK.
Konkretisht ka pasur anetare te Kryesise qe nuk kane pranuar qe Berat Buzhala dhe Petrit Selimi te rreshtohen lart ne liste duke i lene prapa njerezit qe kane punuar me vite ne parti - ka thene ai.
Ndryshimin e listave e ka bere te mundur vete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u ka dhene afat te gjitha subjekteve politike qe deri ne mesin e javes tjeter ti finalizojne ato.
Aktualisht dihet se bartes i listes se PDK-se do te jete kryetari Hashim Thaci per faktin se keshtu ka vendosur Keshilli Drejtues i kesaj partie dite me heret.
I dyti ne radhe sipas burimeve te gazetes eshte radhitur Jakup Krasniqi ndersa pas tij vijne Flora Brovina Fatmir Limaj Azem Syla Rustem Mustafa Vlora Citaku Hajredin Kuci Enver Hoxhaj.
Edhe partia e dyte ne vend LDK-ja deri te shtunen e ka mbajtur sekret listen me kandidatet e saj duke leshuar ne opinion vetem emrat e disa figurave qe jane perfshire ne dhjeteshen e pare. Te shtunen ajo e ka publikuar listen e plote. Ashtu edhe sic ishte paralajmeruar ne krye te listes eshte vendosur kryetari i ri i partise Isa Mustafa. Ne dhjeteshen e pare te LDK-se perfundimisht kane hyre Sabri Hamiti Nekibe Kelmendi Ekrem Kryeziu Ismet Beqiri Teuta Sahatciu Bahri Thaci Skender Hyseni Lirije Kajtazi dhe Lutfi Haziri.
Ish- zevendeskryeministri Rame Manaj qe deri ne Kuvendin e shtate zgjedhor ka qene edhe sekretar i Pergjithshem i LDK-se eshte i 14-ti ne liste. Tri pozita me lart eshte renditur ish-deputeti i ORA-se Gazmend Muhaxheri. Ne dhjeteshen e dyte LDK-ja ka futur ish-keshilltaren e presidentit Sejdiu Vjosa Osmani pastaj Naser Osmanin Myrvete Pantinen Lutfi Zharkun Sali Asllanajn Rita Hajzeraj-Beqajn Agim Ademin dhe Sali Morinen. Nga 20 e poshte ne liste figurojne emrat e disa prej figurave te tjera publike te LDK-se si Ali Lajci Alush Gashi Mursel Ibrahimi dhe shume te tjere.
Para dy ditesh gazeta ka arritur te siguroje edhe listen e AAK-se mirepo ajo ende vazhdon te mos jete bere publike.
Ne krye te listes se koalicionit AAK- Lista Rugova eshte Ramush Haradinaj. Fill pas tij vjen Uke Rugova. Dhjeteshja e pare kompletohet me Donika Kada-Bujupin Blerim Shalen Ardian Gjinin Melihate Termkollin Burim Ramadanin Bujar Bukoshin Zylfie Hundozin dhe Zafir Berishen. Jashte dhjeteshes se AAK-se kane mbetur edhe zyrtare te larte te partise por ata kane ruajtur numrat lehte te mbajtur mend. Jahja Lluka eshte i 40-ti Daut Haradinaj i 50-ti Ernest Luma i 80-ti Naim Maloku i 100-ti dhe Ahmet Isufi i 110-ti. AAK-ja ka ofruar freski kuadrosh me pervoja politike ne parti te tjera dhe ne 20-shen e pare. Aty figurojne emrat e dy deputeteve te pavarur Naim Rustemi e Driton Tali. Afer tyre gjenden edhe Fatmire Mulhaxha-Kollcaku Haki Shatri Ethem Ceku Pranvera Dobruna Rexhep Gjergji Nurishahe Hulaj Sali Cacaj e Riza Smakaj.
Partia e pare parlamentare qe e ka bere publike listen zgjedhore eshte Lidhja Demokratike e Dardanise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›