E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha kerkon me shume ekzorciste

Zakonisht ekzorcistet nuk i njeh kush dhe ata mbajne nje profil te ulet. Por me 1999 u be nje mbledhje ne te cilen u vendos se duhet bere cmos qe ekzorcizmi te mos pandehet si magji.

Nje grup peshkopesh katolike po mbajne nje konference ne Baltimora ne te cilen behet nje kurs dyditor per trajnimin dhe aftesimin e prifterinjve te rinj ne ushtrimin e ekzorcizmit. Ne kete trajnim mesohet se si te shperbesh bazat diabolike tek nje i poseduar si ta kuptosh kur ai eshte i poseduar dhe forcohen edhe nje here dijet mbi lutjet dhe ritin e ekzorcizmit. Ne mes te mesuesve te ekzorcizmit do te jete edhe Daniel di Nardo kryepeshkopi i Texasit. Te mesosh ritin liturgjik te ekzorcizmit nuk eshte e veshtire - thote Di Nardio - veshtiresia qendron ne faktin se sa perqendrim dhe sa besim duhet perpara se ta kryesh rirtin. Me shume se 50 peshkope dhe 60 prifterinj te rinj po presin te marrin leksione thuhet ne Agjencine Katolike te Lajmeve.

Pavaresisht interesimit te larte ne kete trajnim skepticizmi mbi ritin eshte perhapur gjithandej kishes amerikane. Organizatoret e eventit jane ne dijeni te faktit se sa qesharak mund te duket ne ditet e sotme ky event. Zakonisht ekzorcistet nuk i njeh kush dhe ata mbajne nje profil te ulet. Por ne 1999 u be nje mbledhje ne te cilen u vendos se duhet bere cmos qe ekzorcizmi te mos pandehet si magji ose supersticiozitet. Praktikimi i ekzorcizmit eshte me i pranueshem ne Evrope dhe ne vende te tjera te botes. Kardinali Stanislav Dziwisz sekretari i Papa Gjon Palit te Dyte thote se vete Papa Gjon Pali i Dyte e ka praktikuar ekzorcizmin nje here gjate kohes qe ishte pape. I sollen ne Vatikan nje grua qe ulerinte dhe e terhiqnin zvarre ngaqe kishte frike sepse ishte e poseduar nga djalli. Peshkopi Thomas Paprocki nga Springfieeld i cili organizoi konferencen thote se vetem nje numer shume i vogel i prifterinjve ne bote kane njohurine dhe eksperiencen qe duhet per te bere nje ekzorcizem. Riti eshte ekzekutuar shume rralle. Neal Lozano nje shkrimtar katolik dhe autor i shume librave te famshem per fene katolike thote se njeh nje ekzorcist i cili merr mesatarisht rreth 400 kerkesa ne vit per ekzorcizem por vetem 2 ose 3 prej tyre kane nevoje vertet. Askush nuk e di pse njerezit gjithnje e me shume po e kerkojne zbatimin e ritit te shumeperfolur. Shume emigrante ne Amerike vijne nga vende ku ekzorcizmi eshte me i zakonshem . Paprocki thote se ekzorcizmi i ka rrenjet thelle ne kristianizem. Testamenti i Ri ka shume shembuj ne te cilet Jezusi largon shpirtrat diabolike nga njerez te ndryshem te cilet jane pushtuar nga djajte.

Nje ekzorcizem mund te behet nga nje prift vetem kur ai merr lejen e peshkopit te tij perkates dhe vetem kur eshte konsultuar me psikologun per te pare a fshihet ndonje semundje psikologjike dhe jo djalli pas sjelljes se shfrenuar te te dyshuarit si i poseduar. Shenjat e nje te poseduari jane reagimi i cuditshem ndaj ujit te bekuar dhe cdo gjeje qe eshte e bekuar ose e shenjte te folurit e gjuheve qe personi nuk i di si dhe shfaqje force pertej normales. Ekzorcizmi kryhet larg njerezve te thjeshte qe nuk marrin pjese ose qe nuk ndihmojne. Ai perfshin sperkatjen me uje te bekuar dhe recitimin e disa psalmeve. Lejohen edhe disa adoptime te riteve te tjera ne raste apo rrethana shume te vecanta. Pastaj ekzekutuesi duhet te therrase ne ndihme Shpirtin e Shenjte te nxjerre kryqin ta vendose para fytyres se njeriut te poseduar dhe te urdheroje djallin qe te largohet. Trajnimi vjen ne nje kohe ku shume prifterinj dhe peshkope po perpiqen te qartesojne pikepamjet e tyre per sa u perket gjerave te ndaluara dhe mekateve. Shume peshkope kisha amerikane dhe vete Benedikti i 16 besojne se natyra hyjnore e besimit dhe e kishes humbi ne keshillin e vitit 1960 i cili u mbajt per te modernizuar dhe reformuar teresisht kishen katolike. Keto ndryshime e katandisen kishen ne nje tjeter institucion te thjeshte mbareboteror. Por ky trajnim i tregon botes se kisha beson vertet qe e keqja ekziston dhe kjo mund ta ktheje paksa besimin e njerezve tek misioni i kishes. Di Nardo thote se shume amerikane e kane braktisur besimin pasi ne kete shekull cdo pergjigje qe u eshte dashur e kane gjetur tek psikologjia por shumica e atyre qe kerkojne ekzorcizem ne te vertete duan vetem nje shtyse per ne besim pasi kane humbur besimin. Psikologjia eshte dicka shume e mire por nuk duhet te harrojme se dominant tek njeriu eshte dimensioni spritual.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›