Gati pakti per ndryshimin e kodit zgjedhor
03/08/2009 Partia Demokratike shrephet e gatshme për ndyrshimet mnë Kodin Zgjedhor
Bylykbashi: Angazhim ne respekt të kërkesës së LSI
Ndryshimet zgjedhor varen edhe nga PS, pasi PD e LSI kanë 74 vota të cilat nuk mjaftojnë
Partia Demokratike do të angazhohet seriozisht në respektimin e kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Afrimi i dy forcave politike dhe krijimi i një qeverie të përbashkët duket se do të mundësojë edhe zbatimin dhe plotësimin e kushteve të vendosura. Në këtë pozitë disi më e favorizuara duket se është pikërisht LSI-ja e Ilir Metës, e cila ka qenë thellësisht kundër ligjit aktual zgjedhor. Garancia për rishikim të Kodit Elektoral vjen nga Oerd Bylykbashi, i besuari i Partisë Demokratike gjatë negociatave me Partisë Socialiste për Kodin Zgjedhor. Ai shprehet se ajo që duket më imediate për aleaten e re të PD-së, LSI-në, është ndryshimi i Kodit në pikën ku përcaktohet përfshirja e LSI-së me një përfaqësues të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo lidhet edhe me faktin se zgjedhjet më të afërta janë ato për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor, që do të zhvillohen në vitin 2011. Bylykbashi thotë se ndryshimet e tjera, të cilat mund të lidhen me gjëra më të mëdha në Kodin Zgjedhor, mund të bëhen në një kohë të dytë. Gjithsesi, Bylykbashi deklaron se këto ndryshime do të mundësohen vetëm në bazë të bashkëpunimit me Partinë Socialiste. Kjo nisur ka fakti se PD-ja dhe LSI-ja së bashku kanë 74 deputetë, pasi ndryshimi i Kodit kërkon minimalisht 84 vota deputetësh. “Në rast se do të ketë nevojë për të futur më tej në Kodin Zgjedhor elemente besimi për ta bërë akoma më pak vulnerabël procesin zgjedhor, edhe kjo mund të bëhet, por nuk ka recete për të zëvendësuar mungesën e vullnetit politik nga një subjekt i rëndësishëm, siç është në këtë rast partia më e madhe e opozitës. Ajo që ne mendojmë se është e nevojshme është të përmirësohet dhe të lehtësohet më tej procesi i numërimit dhe nxjerrjes se rezultatit, rritja e kapaciteteve të procesit”, - ka deklaruar Bylykbashi. Në lidhje me ndryshimet në ligjin zgjedhor eksperti i PD-së për proceset zgjedhore dhe i ligjit të zgjedhjeve sqaron sistemin aktual zgjedhor: atë proporcional-rajonal, të cilin Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtoi fuqishëm që në fillim. “Unë besoj se korniza është e përcaktuar mjaft mirë në Kushtetutë në lidhje me këtë sistem, dhe ky sistem është përcaktuar në Kushtetutë si një sistem ku mandatet ndahen në nivel qarku. Ky element ishte futur në Kushtetutë dhe e vetmja zgjidhje që në pamë ishte kjo në Kodin Zgjedhor”, - deklaron Bylykbashi. Megjithatë, sipas tij kodi aktual ka një arritje, pasi eliminoi fenomenin famëkeq të Dushkut dhe të gjitha përplasjet që kanë karakterizuar proceset e mëparshme zgjedhore.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë qenë një ndër kushtet parësore që LSI-ja i vendosi Partisë Demokratike për të bashkëpunuar dhe për të krijuar qeverinë e re, kusht të cilin PD-ja e pranoi, pasi në të kundërt rrezikonte vërtet të përballej me probleme të vërteta politike. LSI-ja vendosi si kusht përfshirjen e saj në KQZ, që do të thotë përfaqësim me një anëtar në institucionin përgjegjës të organizimit të zgjedhjeve. Vetë kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD-së, është shprehur publikisht në mbështetje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ai ka pranuar se LSI-ja duhet të ketë një komisioner në KQZ. Berisha është shprehur se LSI-ja meriton të ketë një anëtar në KQZ, pasi është forca e tretë politike në vend. Madje, ai ka pohuar se do të luftojë për të bërë 84 vota në parlamentin e ardhshëm, në mënyrë që të ndryshojë Kodin Zgjedhor në interesin më të mirë të stabilitetit të vendit.
Kushtet e LSI
LSI i ka vendosur PD-së si kushe kryesor për pjesëmarrjen në koalicionin qeverisës, ndërarrjen e një refrome të thellë zgjedhore. LSI ka qenë tërësisht kunër sistemit aktual zgjedhor dhe ka velërsuar se një sistem i tillë është tërësisht në kundërshtim me parimet e një demokracie të vërtetë, pasi synon eliminimin e partive të tjera, përveç dy të mëdhave. LSI vendosi si kusht përfshirjen e saj në KQZ, që do të thotë përfaqësimin me një anëtar në institucionin përgjegjës të organizimit të zgjedhjeve, si dhe në komisionet zgejdhore të niveleve të dyta e të treta.
Çfarë mund të rishikohet
Përfaqësimi i LSI-së në KQZ dhe në komisionet e nivelit të dytë e të tretë me një anëtar.
Përmirësimi dhe lehtësimi i procesit të numërimit të votave.
Përmirësimi dhe lehtësimi nxjerrjes së rezultatit të votimit.
Rritja e kapaciteteve të procesit.
Korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor.