Plaku mbi urë Ernest Heminguej
02/08/2009 Plaku me syze, me skelet të deformuar dhe me rroba të pista, qëndronte në anë të rrugës. Pak më tutje, mbi lumë, ndodhej një lundër, urë lundruese dhe mbi të kalonin karroca, kamionë, burra, gra e fëmijë. Karrocat tërhiqeshin zvarrë nga mushkat që tundeshin e lëkundeshin në bregun e pjerrët, kurse ushtarët kishin hapur kush një rrotë, kush një tjetër dhe e shtynin përpara. Kamionët thërrmonin gjithçka zinin nën rrotat e tyre dhe fshatarët, mezi hidhnin hapat e rëndë e të lodhur me këmbët e zhytura në pluhur.
Plaku u ul aty dhe nuk bëri më tutje. Ai ishte tepër i lodhur për të shkuar më larg.
Ishte detyra ime t’i bija urës mes përmes, të hetoja pikëmbështetjen përtej saj dhe të zbuloja, se në ç’drejtim e deri në çfarë vendi kishte përparuar armiku.
E bëra këtë gjë dhe u ktheva mbi urë. Tanimë, atje kishte shumë kamionë dhe shumë pak njerëz, po plaku vazhdonte të ishte aty.
-Nga vjen? – i thashë.
-Nga San Karlosi, - m’u përgjigj dhe buzëqeshi.
Ishte vendlindja e tij, dhe kjo i jepte aq shumë kënaqësi, saqë sa herë e shqiptonte këtë emër, i qeshte fytyra.
-Po kujdesesha për kafshët, - tha.
-Ah, - ia bëra unë, sido që nuk i rashë dot në të, ku e kishte fjalën.
-Po, tha, siç e sheh, unë qëndrova për t’u kujdesur për kafshët. Isha njeriu i fundit, që u largova nga qyteti i San Karlosit.
Ai nuk dukej as si bari, as si roje. Hodha sytë nga rrobat e tij të pista, fytyra e tij gri e gjithë pluhur dhe syzet me skelet të shtrembëruar.
-Çfarë kafshësh ishin ato?, – thashë.
-Të ndryshme, - tha plaku dhe tundi kokën.- Më duhej t’i lija.
Unë po shikoja urën, matanë brigjeve të lumit Ebro, dhe po mendoja, se edhe sa kohë kishte, para se të shfaqej armiku, dhe të dëgjonim zhurmat e para, të cilat do të sinjalizonin se cila ngjarje e mistershme kishte me gjithë kët녅. Ndërkaq, plaku qëndronte akoma aty.
-Po, çfarë kafshësh ishin ato?,- e pyeta prapë.
-Gjithsej kishte tre,- tha plaku- Kishte dy dele dhe një mace….. Kishte dhe katër pëllumba.
-Dhe, ti duhej t’i liroje?
-Po, për shkak të artilerisë. Kapiteni më thatë të largohesha. Për shkak të artilerisë…..
-Dhe, ti nuk ke familje, apo jo? e pyeta, duke hedhur vështrimin në cep të urës, nga ku kamionët nxitonin për në rrugën e pjerrët.
-Jo,- tha plaku- Siç të thashë, vetëm kafshët kam….Macja, sigurisht, mirë duhet të jetë. Një mace, mund të kujdeset për veten e vet, po kam merak ç’mund të ndodhë me të tjerët.
-Çfarë bindjesh politike ke ti?,- e pyeta
- Unë jam pa politikë, - tha plaku – Jam shtatëdhjetë e gjashtë vjeç, kam bërë dymbëdhjetë kilometra deri tani dhe mendoj, se nuk mund të vazhdoj dot më gjatë.
-Mua më duket, se ky këtu ku jemi, nuk është vendi më i përshtatshëm për të ndaluar, -i thashë.- Pse nuk lëviz tani? Po ndoqe rrugën që degëzohet për Tartosa, gjen shumë kamionë që mund të të ndihmojnë.
-Unë nuk njoh njeri nga ato anë, - tha plaku – Por ty, gjithsesi, faleminderit! Vërtetë, shumë faleminderit!
Pastaj, plaku më pa me një vështrim të habitur dhe të lodhur dhe sikur të donte ta ndante hallin e tij me dikë tjetër, tha:
-Macja duhet të jetë në rregull, jam i sigurt. Nuk ka nevojë të shqetësohem për macen. Por, për të tjerët…..Çfarë mendon ti për të tjerët?
-Që, patjetër do t’ia dalin mbanë…
-Vërtetë, mendon kështu?
-Pse jo? – i thashë, duke parë tutje nga bregu ku ndërkaq, nuk të zinte syri as edhe një kamion.
- Ju, si mendoni, a mund të kenë shpëtuar dot macet, në mes të asaj artilerie, përderisa mua më thanë të largohesha nga shkaku i saj?, – tha plaku duke më parë thellë në sy.
-Derën e kafazit të pëllumbave, e le të hapur?
- Po.
-Atëherë, flije mendjen. Pa merak. Ata do t’ia mbathin. Do të fluturojnë.
-Edhe unë, ashtu them, do të fluturojnë. Po të tjerët? Apo është më mirë të mos mendoj për të tjerët?
-Mua më duhet të largohem,- i thashë. Në qoftë se tani je më i çlodhur, çohu, dhe mundohu të ecësh.
-Faleminderit!, – tha ai, dhe qëndroi në këmbë duke u lëkundur, sa nga njëra anë në tjetrën. Pastaj, u ul sërish në pluhur.
-Unë po kujdesesha për kafshët, tha plaku, që tani u drejtua nga ura, dhe që mua m’u duk budalla. Unë, vetëm sa po kujdesesha për kafshët….
Nuk kisha ç’të bëja tjetër. Ishte e diela e fundit e Pashkëve dhe fashistët po përparonin drejt Ebros.
Ishte një ditë gri, me re, dhe qielli i ngjante një tavani të ulët, që ishte krijuar të pengonte armikun të na sulmonte. Kjo dhe fakti që macet mund të kujdesen për veten e tyre, ishte i vetmi fat i mirë që plaku mund të ketë pasur ndonjëherë.