Gati për futsall

Udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë pohuar të enjten se janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e turneut në futsall ‘Adem Jashari’, i cili zhvillohet të premten nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Në këtë turne, përveç përfaqësueses së Kosovës në futsall, do të marrin pjesë edhe reprezentacioni i Shqipërisë, skuadra maqedonase Seeu dhe një ekip i seleksionuar nga Mali i Zi, për të cilin pritet të luajmë edhe pesë reprezentues të këtij shteti fqinj.
Ky eveniment do të zhvillohet në kuadër të manifestimeve ‘Epopeja e UÇK-së’ dhe mbahet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Turneu ‘Adem Jashari’ viteve të kaluara është zhvilluar në futboll të madh, andaj turneu i sivjetmë do të jetë i pari që organizohet në futsall.
“Dëshira ka qenë që ky turne të organizohet në futboll të madh. Por, koha është e papërshtatshme, sepse është e pamundur të sjellim skuadra të njohura evropiane për pjesëmarrje në turne, sepse ato ekipe janë të angazhuara në garat e tyre kampionale”, deklaroi kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, në një konferencë për media.
“Andaj vendosëm që këtë turne ta organizojmë në futsall dhe, sipas parashikimeve, do të jetë shumë atraktiv. I bëj thirrje edhe publikut që ta përcjellë këtë turne, sepse edhe hyrja do të jetë pa pagesë”, theksoi ai.
Vokrri tregoi se para fillimit të turneut, një delegacion i FFK-së bashkë me përfaqësues të ekipeve mysafire do të bëjnë homazhe te varret e familjes Jashari në Prekaz.
Ndërkaq, turneu do të nisë në orën 18:00. Fillimisht do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale, kurse më pas do të zhvillohet edhe ndeshja finale.
Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga Huar Morina, Skender Kapra dhe Arton Hajdari, të cilët e kanë bërë këtë përzgjedhje për turneun ‘Adem Jashari’: Portierë: Skender Ademi e Islam Bellacrkva. Lojtarë: Arsim Durmishi, Orhan Krasniqi, Sunaj Keçi, Suad Keçi, Azem Brahimi, Ramadan Alaj, Arton Mulaku, Ferdi Herceg, Mentor Mejzini, Artan Kazazi, Alban Zeka, Jaser Sylejmani e Brahim Vojvoda.