Herët për Botëror

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri është i lumtur pasi të mërkurën mbrëma debutoi me përfaqësuesen A të Zvicrës në ndeshjen miqësore ndaj Urugait, kombëtare kjo që fitoi në atë takim me rezultat 1:3.
Pas ndeshjes, selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka lavdëruar paraqitjen e talentit kosovar, duke pohuar se Shaqiri është një alternativë dhe pasuri për ekipin e tij. Në këtë mënyrë, Hitzfeld e ka lënë të hapur mundësinë që ta ftojë 18 vjeçarin në Kampionatin botëror.
Përkundër kësaj, Xherdan Shaqiri nuk beson se Ottmar Hitzfeld do ta ftojë në përfaqësuese zvicerane për botërorin ‘Afrika e Jugut 2010’, sepse ai mendon se selektori do të ftojë lojtarë më me përvojë.
“Është herët të flas rreth Kampionatit botëror. Unë do të kisha shumë dëshirë të luaja me Zvicrën në Botëror, por nuk besoj se do të më thërrasë trajneri. Unë ende jam i ri me moshë, kurse trajneri me siguri do të ftojë lojtarë më me përvojë në Kampionatin botëror”, ka deklaruar Shaqiri për Express të enjten.
Shaqiri ka folur edhe rreth debutimit të tij me reprezentacionin zviceran. 18 vjeçari, i cili i mbron ngjyrat e Baselit, është habitur me vendimin e trajnerit të tij, Ottmar Hitzfeld, që e inkuadroi atë në lojë nga minuta e parë, ndonëse kjo ishte ndeshja e parë e Shaqirit me Zvicrën.
“U gëzova shumë që debutova me Zvicrën. Por, nuk e kam pritur se do të luaj prej minutës së parë. Për këtë trajneri më ka njoftuar një ditë para lojës, kur u takova me të. Ai më lavdëroi dhe më tha vazhdo të punosh kështu”, theksoi Shaqiri, paraqitja e të cilit është vlerësuar lart nga mediet zvicerane.
“Në dhjetë minutat e parë të ndeshjes e kisha paksa vështirë të luaja, sepse nuk i njohja mirë lojtarët e ekipit tim. Por, pas dhjetë minutave u lirova dhe u adaptova në lojë e më pas luajta mirë”, shtoi ai.
Në miqësoren që Zvicra e zhvilloi ndaj Urugait, Shaqiri ishte në formacionin bazë. Selektori i ekipit helvetik në fillim të pjesës së dytë e zëvendësoi talentin kosovar me mesfushorin e Bayern Leverkusenit, Tranquillo Barnetta.
Shaqiri pati paraqitje të mirë në pjesën e parë të ndeshjes, derisa në minutën e 10-të ka pasur rast për të shënuar gol, por gjuajtjen e tij e ka ndalur portieri Muslera.
“Ai (Shaqiri) në fillim demonstroi nervozizëm, por me lojën që e shfaqi tregoi se është një alternativë për ne. Është talent i madh dhe do të vazhdoj ta mësoj edhe të zhvillohet. Nëse vazhdon të luajë mirë me Baselin, atëherë ai do të jetë një pasuri për ne”, ka thënë seleksionuesi zviceran, Ottmar Hitzfeld.
Shaqiri është mbështetur nga Behrami e Bunjaku
Xherdan Shaqiri në përfaqësuesen e Zvicrës i ka gjetur edhe dy bashkëkombësit e tij, mesfushorin e West Hamit, Valon Behramin dhe sulmuesin e Nurnbergut, Albert Bunjaku.
Shaqiri tha se gjatë përgatitjeve për ndeshjen ndaj Urugait vazhdimisht ka qëndruar me Behramin e Bunjakun, prej të cilëve ka marrë përkrahje.
“Ndihesha shumë mirë kur e dija se aty janë edhe dy kosovarë të tjerë: Albert Bunjaku e Valon Behrami. Gjatë gjithë kohës kam qëndruar me ata dy dhe flisnim shqip, sepse Behrami nuk di të flet gjermanisht. Ata më flisnin dhe më ndihmonin”, pohoi Shaqiri.
Në këtë miqësore, Behrami ka luajtur si titullar, por është zëvendësuar në minutën e 75-të nga Fernandes. Kurse Bunjaku në lojë është inkuadruar në minutën 46-të, në vend të Streler.