Juve, gati shkëmbimi i Diegos me Riberinë
Ideja
Pavarësisht interesimit të Realit të Madridit, Barcelonës dhe Mançester Junajtid, Frenk Riberi mund të transferohet te Juventusi. Skuadra italiane ka një “as nën mëngë”, për të afruar yllin francez të Bajernit të Mynihut: ideja më e fundit që qarkullon është shkëmbimi i Riberisë me brazilianin Diego, i cili do të kthehej në Bundesligë. Më tepër rreth së ardhmes së mesfushorit të krahut do të mësohet pas ndeshjes së kthimit, që bavarezët do të luajnë në Champions me Fiorentinën.
#