E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati qendra e re e strehimit në Kombinat për familjet rome

Spiro Ksera

Familjet rome të dëbuara nga vendbanimi i tyre në Stacionin e Trenit në Tiranë dhe që prej dy muajsh strehoheshin dhe trajtoheshin në Qendrën sociale të ngritur dhe menaxhuar nga shoqata “Romani Baxt”, u vizituan dje nga ministri i Punës, Spiro Ksera, dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. “Qendra në Kombinat është gati dhe ne kemi marrë masat që kushtet e strehimit të jenë të pranueshme, ku nuk do të mungojë as uji dhe as energjia”, tha Ksera. Ai shtoi se ofrimi i strehimit nuk është gjithçka dhe se tashmë lypjes i është shpallur luftë e institucionet nuk do të lejojnë veçanërisht përdorimin e fëmijëve për lypje. “Kjo do të bëhet e mundur edhe me plotësimin e kuadrit ligjor pas miratimit të VKM,

Igli Totozani

që përcakton procedurat dhe institucionet përgjegjëse për heqjen e fëmijëve nga rruga. Vendimet pritet të miratohen në ditët në vijim. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të marrim masat që fëmijëve t’u mundësohet ndjekja e arsimit”, garantoi ministri. Avokati i Popullit vlerësoi angazhimin e Ministrisë së Punës dhe ministrit Ksera për zgjidhjen e situatës emergjente të familjeve rome pas dëbimit nga vendbanimi i tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›