Tafaj në Kinë, rritje të bashkëpunimit në arsim
Në kuadër të një vizite zyrtare në Kinë, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij Yuan Guiren.
Sipas një njoftimi për shtyp nga MASH, në takim është biseduar për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit dhe shkences. Një vemendje të veçantë në bisedime iu kushtua ngritjes së institutit Konfuci, që do të mbështesë promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze në vendin tonë.
Të dy palët shprehën gadishmerinë për rritjen e numrit të bursave , nxitjen e shkëmbimit të studentëve dhe pedagogëve dhe në mënyrë të veçantë të studenteve që mësojnë gjuhën shqipe në universitetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Pekinit dhe studenteve që formohen për mësues të gjuhës kineze në universitetin e Tiranës.
Të dy palët u angazhuan për rritjen e bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, sidomos në fushën e IT-së, shkencat teknike, bioteknologji bujqësi etj. Nga ana e tij, Ministri Tafaj, ftoi ministrin kinez Guiren për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ndërkohë ministri Tafaj, zhvilloi takime edhe në universitetin e gjuhëve të huaja dhe atë të bujqësisë.
Gjatë vizitës në universitetin e gjuhëve të huaja të Pekinit, ministry Tafaj, zhvilloi një bisedë me studentët e degës së gjuhës shqipe. Në takimm me kryetarin e Këshillit të këtij universiteti dhe drejtues të tjerë, u diskutua për bashkëpunimin në fushën e albanologjisë dhe shkëmbimin e studentëve të masterit dhe doktoratës, si dhe në shkëmbimin e pedagogëve, në kuadër të marrëveshjes me universitetin e Tiranës.
No related posts.