E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati starti i Euro 2012, ekipet në përgatitjet e fundit

POLONI - Të premten në orën 18, do të startojë kampionati europian i futbollit. Skuadrat janë zhvendosur të gjitha në Poloni e Ukrainë dhe janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve.

Spanja kërkon të mbrojë titullin e fituar në vitin 2008, duke pasur në ekip yje të kalibrit Ksavi, Iniesta, Pike, David Silva apo Torres.

Kampionët e Evropës dhe të botës nuk kanë bindur shumë në takimet miqësore të ditëve të fundit, por sërish ata mbeten ekipi për t’u mundur, duke pasur në përbërje futbollistë të Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Mungesa e David Vijës ndërkohë shihet si problemi më i madh për Vicente Del Bosken, duke qenë se Spanja krijon shumë, por e ka të vështirë finalizimin. Iberikët do ta nisin Europianin nga sfida me Italinë në grupin C, ku ndodhen gjithashtu edhe Irlanda e Kroacia.

Edhe pse ka fituar gjithçka në 4 vitet e fundit, spanjollët kërkojnë të triumfojnë edhe në këtë Europian. Madje, edhe kryeministri Rahoi u ka kërkuar lojtarëve të fitojnë, me qëllim që popullit t’i kthehet disi entuziazmi i humbur nga kriza ekonomike.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›