Italia dhe Holanda, në ish-kampin e Aushvicit
POLONI - Ish-kampi famëkeq i Aushvicit është shndërruar në një vend pelegrinazhi për futbollistët e kombëtareve që ndodhen në Poloni për Europianin 2012.
Pas Gjermanisë ditën e hënë, ka qenë radha e Italisë dhe Holandës që të shkojn ënë Aushvic, një ish-kamp përqendrimi i ndërtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë botërore dhe ku u vranë mbi 1.5 milionë çifutë.
Lojtarët kanë nderuar viktimat e nazizmit, ndërsa disa prej tyre janë parë vërtet të prekur nga vendet ku zbatohej plani i Hitlerit kundër çifutëve. “Është e pabesueshme, kemi lexuar shumë për këtë vend, por është komplet ndryshe kur e sheh nga afër”, deklaroi mbrojtësi i Italisë Xhorxhio Kielini.
Ish-Kampi i Aushvicit shërbeu edhe për një takim mes lojtarëve italianë e holandezë të mërkurën, dy ditë përpara startit të Europianit.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)