E Diel, 1 Nëntor 2026

Votat ende pa numëruar, secila parti feston fitoren

Ndërsa kutitë me fletët e votimit po transportohen në qendra të numërimit të votave, secila nga partitë ka nisur festimet e fitores. Simpatizantë të të dyja kaheve politike, PS dhe PD kanë nxituar të dalin me deklarata për fitore. Selitë rozë e blu pretendojnë fitoret e koalicioneve të tyre, ndërsa kanë nxitur simpatizantët të fillojnë demonstrimet festive me makina dhe flamuj në sheshet e rrugët kryesore të Tiranës.

Një gjë e tillë njoftohet se ka nisur edhe në Fier, ku PD-ja ka nisur festën, edhe pse ende nuk është hapur ende asnjë kuti votimi. Kandidati socialist për deputet në këtë qark, Gramoz Ruçi tha me këtë rast: “Le të festojnë humbjen”. Kutitë e votimit kanë nisur të transferohen tashmë në pikat përkatëse të paracaktuara, ku do të startojë edhe procesi i numërimit, që do të zgjatë mjaft dhe ishte dashur që nesër KQZ-ja të publikojë së paku rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›