Tregu i fruta – perimeve, banorët konsumojmë më shumë prodhimet vendase

Në periudhën në të cilën jemi, ku temperaturat janë shumë të larta është e rëndësishme që të konsumojmë ushqimet e duhura. Banorët në Kukës thonë se më shumti konsumojnë prodhimet vendase.
Gjatë stinës së verës. tregu i fruta perimeve është i shumëllojshëm. Prodhimet vendase duket se janë më të preferuara për banorët e Kukësit.
Çmimet për ta shpeshherë janë të papërballueshme. Në kushtet kur temperaturat janë të larta, shumë prej prodhimeve shkojnë dëm.
Ajo se çfarë këshillohet gjatë kësaj periudhe është përdorimi i sa më shumë frutave dhe ushqimeve të lehta.
Gazetare: Matilda Dokle
/rtsh.al/