Gatuan gjenitalet e tij dhe ua shërben për darkë të ftuarve
Një person, të cilit i janë hequr gjenitalet, i gatoi ato për darkë për pesë të ftuar.
Japonezi Mao Sugiyama, 22 vjeç, që është aseksual, vullnetarisht i ishte nënshtruar një operacioni për ti hequr gjenitalet.
Por pak më vonë ai e mori penisin dhe topet e tij të ngrira nga spitali dhe organizoi një festë.
Personat e ftuar kishin paguar rreth 180 euro për person për të ngrënë gjenitalet e skuqura. Ato ishin përgatitur me kërpudha dhe majdanoz.
Përpara se të hanin, të ftuarit dëgjuan një recital në piano dhe morën pjesë në një panel diskutimi. Mao kishte menduar fillimisht ta hante vetë penisin e tij, por më pas vendosi ta ndante me të ftuarit përkundrejt një pagese.
Në restorantin ku u servilen gjenitalet ishin edhe rreth 70 persona, që hëngrën mish viçi dhe mish krokodili. Vetëm pesë patën mundësi të hanë penisin.

Mao servir penisin e skuqur