Paratë, ose fëmijën!
Në një maternitet në Greqi një nënë e re nuk mund të marrë fëmijën e saj pa paguar faturën e kripur të lindjes. Materniteti “Helena Venizelou” në Athinë ka kërkuar në këmbim të fëmijës pagesën prej 1200 eurosh që nëna i detyrohej për operacionin cezarian. Drejtori i spitalit i ka mohuar këto deklarata, por nëna e re, Ana, tha për BBC se “zyra e administratës së tij na tha se nuk do të na linin ta merrnim fëmijën po të mos paguanim paratë. Dhe ne nuk mund ta përballojmë këtë pagesë”, ka deklaruar ajo e frikësuar. Fëmija i saj po mbahet në spital prej më shumë se një jave.