Arrestohet shërbëtori i Papës, akuzohet për rrjedhje informacioni
Share
Vatikani thotë se ka ndaluar një person, të dyshuar për rrjedhjen e një serie informacionesh konfidenciale tek media.
Sipas BBC, burimet anonime thonë se ai është shërbëtori personal i Papës.
I njohur me emrin Vatileaks, skandali pati trazuar Selinë e Shenjtë. Nga aty kanë rrjedhur informacione për korrupsion, keqmenaxhim dhe konflikte të brendshme.
I arrestuari ishte ndër të paktët njerëz me akses në dokumentet e Papës.
Lajmi vjen pak ditë pas largimit të presidentit të Bankës së Vatikanit. Arsyeja ishte se ai dyshohej se ishte përfshirë në rrjedhjen e informacionit.