E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo i shkel syrin Çelsit

Milano - Xhenaro Gatuzo ka vërtet shumë probabilitet që vitin e ardhshëm të ndjekë ish-trajnerin Karlo Ançeloti te ekipi i Çelsit. Në fakt, mesfushori i Milanit nuk e ka fshehur se do t]a shikonte me sy të mirë një bashkim të tij me Ançelotin te Çelsi.

Agjenti i lojtarit, Andrea D'Amico, pati insistuar se Gatuzo nuk do ta lërë Milanin, por për momentin Ringhio, pavarësisht dy viteve të tjera në kontratë me kuqezinjtë, është shprehur disponibël për një kalim në Premier Ligë.

"Më pëlqen Premier Liga, është kampionati më i bukur dhe më i përshtatshëm për karakteristikat e mia- lexohet në faqet e Daily Mirror – nuk e di se çdo të ndodhë. Jam lojtar i Milanit prej shumë kohësh dhe nuk është e lehtë të largohesh, por duhet vlerësuar gjithsesi. Çelsi është një ekip i madh dhe të punosh me Ançelotin është një stimul i madh. kemi kaluar tetë vjet bashkë dhe për mua është si baba. Një person i madh dhe një trajner i zoti.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›