E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real: 55 milionë për Riberi

Madrid - Presidenti i Realit të Madridit është shprehur i gatshëm të ofrojë deri në 55 milionë euro për transferimin nga Bajerni i Mynihut të francezit Frank Riberi. Këtë lajm e bën të ditur e përditshmja As, i bindur se mesfushori francez do të jetë përforcimi i tretë i epokës Perez pas Ronaldos dhe Kakas. Sipas gazetës spanjolle, Riberi do të jetë “Blerja e fundit e rëndësishme e sezonit për madrilenët”.

dje, menaxheri i përgjithshëm i Realit, Valdano e pati cilësuar si astronomike shumën e kërkuar nga Bajerni për francezin. Po sipas kësaj të përditshmeje, Reali është i gatshëm të ofrojë edhe lojtarët Snaider ose Va nder Vart në tratativë, lojtarë që pëlqehen shumë nga trajneri i ri i bavarezëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›