Roma përgatit rinovimin me Françesko Totin
Romë - Klubi i Romës ka përgatitur një ofertë për rinovimin e kontratës me Françesko Totin. Kapiteni i kryeqytetasve do të luajë në “Olimpiko” deri në vitin 2014, ndërkohë që kontrata aktuale skadon vitin e ardhshëm.
“Corriere dello Sport” bën të ditur se rinovimi i kontratës do të nënshkruhet sapo kapiteni të rikthehet nga pushimet në Sardenjë. Sipas kontratës së re, paga vjetore e Totit do të ulet me 20 për qind.
Ndërkohë, në vitin 2014, kur kapiteni të ketë mbushur 38 vjeç, atij do t’i ofrohet një post si drejtor tek klubi i Romës.