E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo, vijne ofertat e para nga Premier Lige

Nisur nga polemikat dhe zhurma e fundit qe eshte ngritur per ceshtjen "Gatuzo", ne kampin e Milanit, kane vershuar oferta te shumta nga Anglia per te blere lojtarin kuqezi. Mesfushori e ka bere te qarte se deshiron qe te luaje sa me shume minuta ne fushe, pasi ka per objektiv qe te perfshihet ne ekipin kombetar te Italise, per boterorin afrikano-jugor. Mancester Siti eshte gati qe te afroje nje shume te mire, ne arken e klubit te Milanit, qe te fitoje sherbimet e lojtarit potent te mesfushes. Por edhe ekipit i Celsit, qe drejtohet nga nje ish-trajner i Milanit, Karlo Anceloti ka shfaqur menjehere interes per te blere kartonin e Gatuzos. Ky i fundin mban edhe marredhenie shume te mira me Ancelotin dhe mediat angleze kane permendur se blute e Londres jane gati qe te plotesojne deshiren e mesfushorit italian, qe ai te shkoje dhe te bashkohet ne janar me kete klub.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›