E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gay-të, zyrtarisht në Facebook

Çiftet Gay do të kenë mundësi të shprehin preferencën e tyre zyrtare edhe në Facebook. Kjo kompani nga një korriku njeh zyrtarisht të gjitha çiftet homoseksuale.

Facebook i njeh çiftet gay. Nëse dy persona të të njëjtit seks deklarojnë lidhjen e tyre, shfaqet një ikonë e cila konfiguron dy burra ose dy gra.

Ai që e shtyu këtë risi ishte themeluesi i blogut Mashable, ku shfaqet Chris Hughes, njëri nga themeluesit e tij me një shok.

Hughes postoi në timeline një fotografi të martesës dhe kjo ngjarje u konfigurua në Facebook nga një ikonë, ku shfaqeshin dy burra.

Sipas Tom Waddington, ndër të tjera në kodin sekret të programit shfaqet edhe rreshti “fb:wants >", i cili mund të lejojë që njerëzit të kërkojnë atë që duan.

Nëpërmjet opsionit të ri Want mund t’i jepet një impuls i ri rrjetit Facebook, përmes të cilit mund të gjendet një objekt apo adresë për ata që janë në kërkim të një produkti.

Kjo është hera e parë që një rrjet social lejon çiftet homoseksuale që të shprehin preferencat e tyre seksuale hapur në Facebook.

Madje disa persona nga Facebook kanë thënë se shumë shpejt edhe profilet e homoseksualëve do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të reja në Facebook.

Ndryshe, tashmë opsioni Want do të bartë barrën kryesore të lidhjes së këtyre çiftëve.

Për këtë opsion ende nuk kanë reaguar shoqata apo kritikë, aq më pak në Amerikë ku thuhet se të drejtat e homoseksualëve ende nuk respektohen, por kjo do të jetë një sfidë edhe për personat “gay” në vendet e Evropës së Lindjes, që mund të identifikohen dhe kështu të pësojnë personat e tjerë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›