Casillas e meriton ‘Topin e Artë’

“Për punën, për qëndrimin e tij të gjatë në majën e futbollit botëror, për qetësinë, ndikimin, mjeshtërinë e tij dhe personalitetin e një kampioni, Casillas e meriton Topin e Artë”, shkruan revista prestigjioze. - “Iker Casillas është fitues i kampionatit spanjoll dhe ‘Euro 2012 gjatë këtij sezoni, pa përmendur sukseset me Spanjën në vitet 2008 dhe 2010”, shton France Football.
Casillas, i cili e shijoi fitoren e 100-të në fanellën e Spanjës në ndeshje zyrtare, ishte njëri prej më të merituarve në suksesin e skuadrës iberike, së bashku me mesfushorët e Barcelonës, Andres Iniesta e Xavi Hernandez. Përpos Casillasit, edhe Iniesta, që u zgjodh lojtari më i mirë i ‘Euro 2012’, është kandidat serioz për ta fituar ‘Topin e Artë’.
Çmimi i ‘Topit të Artë’ do të ndahet në janar të vitit 2013. Nëse atë e merr ndonjë futbollist spanjoll, do të ishte i treti në histori për këtë vend, pas Alfredo Di Stefanos e Luis Suarezit.