E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, 206 viktima, 400 te plagosur rende

Izraeli injoron mesazhet e Evropes per te ndalur gjakderdhjen ne territorret e Rripit te Gazes, duke rikonfirmuar se ofensiva ndaj palestinezeve do vazhdoje gjate.

Nje zyrtar i larte i ushtrise izraelite ka pohuar se pas operacionit te mengjesit te sotem ku u vrane me shume se 200 palestineze, do te kete sulme te tjera edhe nga toka per te eleminuar celulat terroriste qe veprojne ne Gaza.

Nderkohe, bilanci i viktimave vazhdon te rendohet nga ora ne ore. Burimet mjekesore palestineze bejne me dije se deri ne keto momente numerohen 206 te vdekur dhe qindra te plagosur.

Sipas televizionit Al Xhazira, rreth 400 te plagosur jane ne gjendje te rende shendetesore dhe kjo mund te beje qe numri i viktimave te rritet edhe me shume.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›