E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaza, anija libiane nuk po arrin të thyejë bllokadën

Pengesa Izraelitët po mundohen me të gjitha mënyrat për të ndaluar hyrjen e saj në Rripin e Gazës

Izraelitët thonë se anija që ishte nisur për në Gazë, e mbështetur nga një grup humanitar nga Libia, ka ndryshuar drejtimin për në Egjipt. Anija kishte ankoruar në ujëra ndërkombëtare, pas një problemi me motorin. Sipas BBC-së, anija e ndihmës shoqërohej nga luftanije izraelite, që dukej se po e detyronin të shkonte më në jug. Organizatorët e ndihmës në Libi kishin këmbëngulur më herët se anija do të sfidonte bllokadën izraelite dhe do të ankorohej në Gazë. Gjashtë javë më parë, forcat izraelite ndalën një tjetër flotë ndihme në Gazë, duke vrarë gjashtë turq në bordin e saj. Anija që përmbante dymijë tonë ndihma humanitare financohej nga një shoqatë bamirësie e drejtuar nga djali i liderit të Libisë, kolonel Gadaffi. Anija vetë është pronë e biznesmenit grek, Alex Angelopoulos. Sipas zotit Angelopoulos, anija nuk kishte pasur probleme mekanike. Kjo histori, sipas tij, u trillua nga kapiteni kuban, pasi anijet izraelite e rrethuan atë dhe i dhanë ultimatum që të ndryshonte drejtim larg Gazës.

Kapiteni po përpiqej të fitonte kohë për shoqatën libiane të bamirësisë, që ajo të merrte mbështetje ndërkombëtare për të bërë presion mbi Izraelin që ta lejonte të kalonte.

Pronari tha se ishte i motivuar nga arsye humanitare dhe vepronte në traditën e pronarit grek të anijeve, Aristotle Onassis, që e bëri pasurinë e tij duke shkelur embargot. Zoti Angelopoulos deklaroi se kjo ngjarje nuk do ta dëmtojë perspektivën e biznesit me Libinë. Një vend ku Greqia i ka drejtuar sytë për investime gjatë krizës aktuale ekomomike globale.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›