Gaza, ja sugjerimet e ekspertëve për Obamën
Uashington - Pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve, arritja e një marrëveshjeje për armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës. Ky ëhstë ehde konkluzioni i treshes Amerikane, Barak Obama - Hilari Klinton - Xhorxh Miçëll. Në një takim në Uashington ata kanë analizuar situatën në Lindjen e Mesme dhe menjëherë pas tyre, presidenti Obama ka zhvilluar një takim në Stëpinë e Bardhë me ekspertë të çështjeve izraelito-palestineze.
Presidenti Barak Obama u takua me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton dhe me të dërguarin special për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll, i cili porsa u kthye nga vizita e tij e parë zyrtare në rajon. Por disa ekspertë të njohur thonë se ka pak gjasa që mes Izraelit dhe Palestinës të ketë një marrëveshje paqeje së shpejti, megjithë pritshmërinë nga administrata e zotit Obama për të rihapur bisedimet.
Presidentët e porsazgjedhur zakonisht marrin shumë këshilla, se çfarë duhet të bëjnë, veçanërisht mbi konfliktin izraelito-palestinez. Disa ekspertë të njohur të çështjeve izraelito-palestineze u takuan në Qendrën Uillson në Uashington për të këshilluar presidentin Obama mbi atë se çfarë duhet të mos bëjë ai në rajon, bazuar edhe në dështimet e presidentëve të kaluar në këtë çështje.
Ekspertët i dhanë disa rekomandime zotit Obama të cilat po i rendisim më poshtë:
- Mos e nis proçesin e paqes për arsyet e gabuara. Ky proçes nuk është zgjidhje për terrorizmin global dhe nuk do të ulë numrin e rekrutëve të Al Kaedës në Pakistan, Jemen apo Somali.
- Obama duhet të mësojë nga gabimet e presidentëve të kaluar dhe të mos përpiqet të gjejë udhëheqësin perfekt palestinez, pasi kjo strategji nuk ka funksionuar ndonjëherë.
- Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin presidentin palestinez Mahmud Abaz në luftën për pushtet që ai zhvillon me grupin islamik Hamas.
- Nuk është momenti për një marrëveshje në shkallë të gjerë mbi mbylljen e konfliktit. Dhe kjo është themelore.
- Tanimë kanë ndryshuar të gjithë parametrat që kanë drejtuar përpjekjet e administratës së presidentin Klinton në proçesin e paqes së viteve ‘90. Në rajon nuk ka më dy entitete që do të mund të hidhnin firmën mbi marrëveshjen.
- Zgjedhjet e së martës së ardhshme në Izrael, që sipas anketave mund të fitohen nga ish kryeministri Benjamin Netaniahu janë të rëndësishme. Po kështu, nuk ekziston më një lëvizje e vetme palestineze me të cilën mund të zhvillohen negociata, ndërsa besueshmëria tek Shtetet e Bashkuara në rajon ka rënë shumë gjatë tetë vjetëve të fundit.
- Mënyra më e mirë për të rifituar besueshmërinë tek Amerika do të ishte përmes përpjekjeve të mëdha humanitare në ndihmë të banorëve të Rripit të Gazës.
- Ky rajon i urren idetë e mëdha, veçanërisht ato ide që imponohen, hartohen apo orkestrohen nga jashtë. Administrata e mëparshme amerikane kërkoi të zhvillonte një diplomaci transformuese që do të përfshinte gjithçka, ndryshim regjimi, demokratizim, marrëveshje të mëdha e kështu me radhë.
- Duhet një diplomacie ndryshe, që bazohet tek hapat të vogla dhe pragmatike, siç janë përpjekjet për rindërtim në Gaza. Presidenti Obama duhet t’i përdorë këto ide të mëdha për të zgjidhur krizën ekonomike në SHBA dhe të hedhë hapa të vogla dhe graduale në Lindjen e Mesme.