E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google, tani ju tregon ku janë të afërmit tuaj

Gjigandi i kërkimeve në internet, Google, me anë të një shërbimi të ri në telefonët celularë “Google Latitude”, do tu bëjë të mundur përdoruesve përcaktimin e vendndodhjes së të afërmve të tyre. Sipas një njohtimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Google-it, me hyrjen në funksionim një ditë më parë të shërbimit “Google Latitude”, përdoruesit e tij do të kenë një tjetër mundësi argëtimi me të afërmit e tyre, pasi do të mund të jenë në gjendje të përcaktojnë vendndodhjen e tyre. “Me anë të lëtij shërbimi, ju mund të kuptoni nëse bashkëshorti / bashkëshortja juaj është bllokuar në trafik, nëse një miku juaj ka ardhur gjatë fundjavës në qytetin tuaj apo edhe nëse avionic me të cilin të afërmit tuaj udhëtojnë ka zbritur apo jo”, thuhet në njoftimin e Google-it.

Duke ruajtur privatësinë e individëve në një shërbim të tillë, Google ofron ofron mundësitë opsionale online të përdorimit të programit. “Ju nuk jeni të detyruar të viheni në një pozicion të tillë që jeni nën kontroll nga të tjerët, edhe ju mund të kontrolloni në të njëjtën mënyrë familjarët, miqtë dhe të afërmit, apo pse jo, nëse dëshironi mund edhe të zgjidhni opsionin offline që nuk lejon të tjerët të kuptojnë se ndodheni”, theksohet në lajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të Google.

Përdoruesit e këtij shërbimi do të kenë edhe mundësinë e “mashtrimit”, pasi ata mund të tregojnë për shembull sikur janë në SHBA ndërsa janë në Romë. Shërbimi është vënë në përdorim në 14 shtete evropiane dhe u është sugjeruar 27 të tjerave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›