Irak, parashikohet dhunë pas rezultateve të zgjedhjeve
Bagdat - Dhuna dhe konflikti nuk do të mungojë në Irak pðas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve të fundjavës së kaluar. Të paktën kështu mendojnë zyrtarët amerikanë të cilët paraqesin si rrezik udhëheqësit e fiseve locale në provincën e Anbarit. Ata akuzojnë Partinë Islamike të Irakut në pushtet për mashtrime në zgjedhjet e së shtunës.
Ndërkohë, kanë vijuar dhe gjatë ditës së djeshme kërkesat për rinumërim të votave në Anbar. Një prej tyre është edhe Zëvendëskryeministri Rafi al-Issaëi. Rreziku më i madh për dhunë është në provincën e mbizotëruar nga sunitë. Shumë irakianë, sidomos suni, i bojkotuan zgjedhjet e vitit 2005 dhe zyrtarët amerikanë dhe ata irakianë i promovuan votimet e së shtunës si një mënyrë për rishpërndarjen e pushtetit në mënyrë më të barabartë mes grupeve etnike dhe sektare në Irak.