E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaza, nga flotilja te “flajtilja”, misioni vazhdon

Kësaj radhe mendojnë se është rruga ajrore ajo që duhet provuar pasi me gjasa dështoi ajo detare. Aeroporti "Ben Gurion" në gatishmëri të lartë. Ministri i Sigurisë Publike së Izraelit, A. Aharonoviç, është shprehur se ka marrë urdhër nga kryeministri Beniamin Netanjahu për të ndaluar “flotiljen ajrore”.

Qindra veprimtarë pro-palestinezë që kanë planifikuar të hyjnë në Izrael nga ajri, si një lëvizje “simotër” kjo e flotiljes detare për në Rripin e Gazës, nuk do të lejohen të hyjnë në vend, u shpreh të martën Ministri i Sigurisë Publike izraelite,  Jitzhak Aharonoviç.

“Në ditët në vijim, qindra veprimtarë radikalë nga e gjithë Evropa pritet të mbërrijnë në Izrael, për të nxitur provokime dhe për të cytur demonstrate të paligjshme, për të minuar legjitimitetin e vendit tonë”,  u shpreh Aharonoviç gjatë fjalës së tij të mbajtur me rastin e një ceremonie të mbajtur në Nazaret, me rastin e ndarjes së rajonit të policisë të “Zonës së Lindjes”, në dy njësi të veçanta.

“Unë dëshiroj të bëj të qartë se si një shtet sovran demokratik, ne nuk do t’i lejojmë të bëjnë propagandë, të ngjallin turbullime dhe të mbajnë demonstrate të paligjshme – as në aeroport, dhe as edhe në ndonjë vend tjetër”.
 
“Këta huliganë që synojnë të thyejnë ligjin dhe turbullojnë paqen nuk do të lejohen të hyjnë në Izrael, ato do të kthehen mbrapsht për në vendet e tyre, në përputhje me ligjin dhe konventat ndërkombëtare. Mesazhi im është i qartë dhe pa kundërthënie; Ju e dini se përpjekja juaj nuk do të ketë sukses, ju do të bënit mirë të mos vini këtu. Por nga ana e tij shteti izraelit ju mirëpret  si turistë, kështu ju do të shijonit bukuritë dhe banorët e tij të mrekullueshëm”, u shpreh ministri Aharonoviç.
 
Gjithsesi, veprimtarët humanitarë mohuan kategorikisht se kishin si synim të ngjallnin provokime apo të organizonin demonstrata proteste. Një ndër këto veprimtare, Lubna Masarwa, u shpreh nga Londra për “Haaretz”-in, se synimi i tyre ishte të hynin në Izrael si turistë dhe më pas të vijonin rrugëtimin e tyre për në Betlehem, si pjesë e projektit “Mirë se vini në Palestinë” , ku do të marrin pjesë veprimtarë amerikanë, britanikë, francezë, belgjianë, austriakë, gjermanë, zviceranë, polakë, etj.

Ndërkohë që flota detare izraelite patrullon ende me qëllim që të ndalojnë ndonjë anije të flotiljes që mund të synojë të lundrojë për në Gaza, shkruan e përditshmja izraelite “Haaretz”. /Start/

                                                                                             2011-07-06 10:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›