E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja sa do të paguajmë në vit për një makinë!

Sistemi i ri i taksimit të makinave favorizon dukshëm prodhimet e reja dhe rëndon ndjeshëm prodhimet e vjetra, si dhe ato që punojnë me naftë.

Taksa bazohet mbi cilindratën e makinës, llojin e karburantit si dhe vitin e prodhimit. Për vitin e prodhimit të makinës, Ministria e Financave ka përgatitur një tabelë të posaçme me koeficient fiks për çdo vit.

Koeficienti është më i madh për ato makina që kanë vitin e prodhimit më të largët, dhe rrjedhimisht pronari i saj do të paguajë më tepër taksë vjetore. Edhe lloji i karburantit do të ndikojë në taksë, ku koeficienti për benzinën do të jetë 20, ndërsa për naftën 25.

Sipas ligjit të ri, katër taksat që paguheshin deri më tani do të përmblidhen në një të vetme, e cila do të shlyhet në momentin e kontrollit teknik të automjetit, i cili bëhet një herë vit.

Makinat që janë prodhuar tre vitet e fundit nuk do të paguajnë asnjë taksë vjetore, më pas taksa rritet në mënyrë progresive me kalimin e viteve.

Nëse makina është prodhuar në vitin 2008, ajo nuk do të paguajë asnjë taksë vitin e parë, por vitin pasardhës do të fillojë me një koeficient minimal 0.18. Nëse kalon edhe një vit 0.19, e kështu me radhë.

Për ta thjeshtuar, më poshtë do të paraqesim dy shembuj:

1.    Makinë me motor 1600 kubikë, benzinë, prodhim i vitit 2004

Cilindrata (1 600 kubik) X Taksa fikse e karburantit (benzine – 20) X koeficientin fiks sipas vjetërisë (7 vjet – 0.21) = 6 720 lekë. Kjo është taksa vjetore që do të paguajë pronari i një automjeti të tillë.

2.    Makinë me motor 2 500 kubikë, naftë, prodhim i vitit 1992

Cilindrata (2 500 kubikë) X Taksa fikse e karburantit (naftë – 25) X koeficienti fiks sipas vjetërsisë (19 vjet – 0.60) = 37 500 lekë. Kjo është taksa vjetore që do të paguajë pronari i një makine të tillë.

/Start/

                                                                                             2011-07-07 09:37
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›