Tadiç në Bosnjë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Tadiç pritet të takohet me anëtarë të presidencës kolegjiale të Bosnjës, serbin Nebojsha Radmanoviç, president i radhës, myslimanin Bakir Izetbegoviç dhe kroatin Zeljko Komsiç.
Shpesh i akuzuar vitet e fundit nga zyrtarë myslimanë për mbështetjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili evokon shpesh mundësinë e një ndarjeje të entitetit serb të Bosnjës, Tadiç nënvizoi para vizitës së tij, mbështetjen për integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
“Serbia mbështet integritetin e plotë territorial të Bosnjës dhe të të gjitha vendeve fqinje dhe është kundër çdo ndarjeje të Bosnjës”, siguroi ai.
Tepër i interesuar për afrimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, Tadiç ka punuar së fundmi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë, shtet që vetëm pak ditë më parë iu çel drita jeshile për anëtarësim në BE, ndërkohë që analistët mendojnë se ai kërkon të bëjë të njëjtin hap edhe me Bosnjën.
Nga ana tjetër, anëtari i ri mysliman i presidencës tripalëshe, Bakir Izetbegoviç, ishte shprehur për një përmirësim të marrëdhënieve me vendet fqinje, kryesisht me Serbinë para se të zgjidhej në tetor 2010, dhe i përforcoi këto deklarata para vizitës së Tadiçit.
“Shkëmbimet tona tregtare janë më të rëndësishmet me Serbinë. Mbi një milion serbë jetojnë në Bosnjë dhe mbi 300 mijë myslimanë në Serbi. Ne kemi të gjitha arsyet për të përmirësuar marrëdhëniet tona dhe ato nuk mund të përmirësohen nëse ne nuk diskutojmë. Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm në progresin evropian”, deklaroi Izetbegoviç.
/Start/
2011-07-06 14:09