Gaza, nxirren nga rrënojat 15 të vdekur
Gaza -Të paktën 15 trupa u gjendën sot nën gërmadha, në dy lokalitete në veri të Rripit të Gazës, duke e çuar në 40 numrin e personave të vdekur që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të njëanshëm, bëri të ditur shefi i urgjencës në territorin palestinez.Sipas mjekut, Mouawiya Hassanein, shumë trupa fëmijësh u nxorën nga gërmadhat në lokalitetin e Beit Lahya dhe Jabaliyas, dy qytete këto në veri të Rripit të Gazës që janë përballur me luftimet më të dhunshme gjatë 22 ditëve të ofensivës izraelite.
Që nga fillimi i ofensivës izraelite në Rripin e Gazës kanë humbur jetën të paktën 1 245 persona, 410 prej tyre fëmijë dhe 108 gra dhe 5 300 të tjerë janë plagosur, sipas një bilanci të shërbimeve të urgjencës në Gaza.