Opozita reagon ndaj vendimit per zgjedhjet
Prishtine - Opozita e Kosoves ka reaguar pas vendimit te presidentit Fatmir Sejdiu lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve ne Kosove ne vitin 2011. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves vlereson se vendimi i Presidentit Fatmir Sejdiu per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare ne vitin 2011 eshte i papranueshem dhe si pasoje e kesaj, AAK do te filloje procesin e padise kunder Sejdiut per shkelje te Kushtetutes. Nderkohe, Ibrahim Makolli, nenkryetar i AKR-se kritikon presidentin Sejdiu per marrje te vendimit te njeanshem, ndersa Berim Ramosaj nga LDD-ja nuk mbeshtet vendimin e presidentit Sejdiu dhe mendon se zgjedhjet parlamentare duhet te mbahen kete vit. Edhe Teuta Sahatçija nga partia ORA sot ne nje takim me gazetare ka kritikuar Presidentitn Sejdiu per shkelje te Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Ajo gjithashtu kritikoi edhe shefin e Zyres Nderkombetare ne Prishtine Piter Fajt per mos zbatimin e dokumentit te Ahtisarit.
" Kryetari i shtetit i cili eshte i thirrur ta respektoje kushtetuten, nuk e ben kete, por e shkele. Ne anen tjeter Perfaqesuesi Special i mandatuar nga dokumenti gjitheperfshires i presidentit Ahtisari per te siguruar zbatimin e atij dokumenti, vete nuk e respekton ate", tha Sahatçia.RTK