Lavrav: Kosova dhe Osetia dallojnë nga njëra-tjetra
Moskë -Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se njohja e Kosovës dhe Osetisë së Jugut janë çështje që dallojnë në parim, duke theksuar se shpallja e njëanshme e Kosovës është çështje e shënuar vitin e kaluar, pos ngjarjeve tjera. “Njohja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”-nënvizoi Lavrov, gjatë konference vjetore për gazetarë në Moskë, ku ka folur për zhvillimet ndërkombëtare gjatë vitit 2008.
“Ky vit ka qenë mjaft i komplikuar, e disa herë edhe dramatik. Ka ndodhur agresioni i Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut e cila nuk ka arritur kulminacionin duke ju falënderuar veprimeve të Rusisë”-vijoi më tej shefi i diplomacisë ruse.
“Ndërsa në Vitin e Ri bota ka hyrë në konflikt në rripin e Gazës dhe problemet e krijuara artificialisht në furnizimin e Evropës me gaz”.