E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet Ruby

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 14:00

Ruby Rubacuori, është 18 vjeçarja marokene që rrezikon të shkatërrojë karrierën e Silvio Berlusconit, duke zbuluar jeten e tij te shfrenuar seksuale.

Në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, Ruby, emri i vërtetë i së cilës është Karima El Mahroug, tregoi detaje të tjera nga historia e saj me kryeministrin italian, duke përmendur edhe një rast kur kryeministri argëtohej duke parë dy lesbike në aktivitet seksual.

Ruby, e cila ishte e mitur kur u ftua për herë të parë në vilën e Berlusconit, thotë te mos jetë përfshirë kurrë në aktivitet seksual me 74 vjeçarin Berlusconi, pavarësisht se ka qëndruar në vilën e tij deri në katër të mëngjesit.

”Pasi darka përfundoi, shkuam në një vend poshtë në vilën e Berlusconit dhe vajzat filluan të zhvisheshin e të kërcenin për kryeministrin. Unë bëra një kërcim joshës për të”, deklaroi Karima, duke iu referuar një darke në të cilën ajo shoqërohej nga 30 vajza të tjera.

”Midis vajzave, kishte edhe personazhe të njohura nga televizioni dhe të gjitha ishin shumë të bukur. Unë isha ulur pranë Kryeministrit, kur dy prej atyre vajzave filluan të angazhoheshin në një raport seksual midis tyre. Berlusonin e argëtonte shumë t’i shikonte. Dy vajza përfunduan në darkë në dhomë me Berlusconi-n”, theksoi Ruby.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›