Presidenti Obama pret qe Kongresi te arrije nje marreveshje per buxhetin

Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai pret qe kongresi te arrije nje marreveshje mbi buxhetin para te premtes se ardhshme per te shmangur mbylljen e qeverise.
Gjate fjalimit te tij te perjavshem qe mbajti sot presidenti Obama tha se eshte i gatshem te degjoje demokratet dhe republikanet mbi pakesimin e borxhit po jo ne kurriz te arsimit novacioneve dhe infrastruktures.
Presidenti Obama tha se ai ka propozuar ngrirjen e shpenzimeve te brendshme veprim i cili do ta shkurtoje deficitin me 400 miliarde dollare gjate dhjete vjecarit te ardhshem. Ai tha se te gjihte duhet te bejne sakrifica dhe se nuk duhte sakrifikuar e ardhmja e vendit. Ne fjalimin e perjavshem te republikaneve senatori Rob Portman tha se partia e tij kerkon masa me te forta per krijimin e nje mjedisi me te mire per shtimin e vendeve te punes. Ai tha se synimi i republikaneve eshte te mos mbyllen zyrat e qeverise.