Shtatë vjet nga vdekja e Trajkovskit

Në Maqedoni sot u shënua shtatë-vjetori i vdekjes së presidentit të ndjerë të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një fatkeqësi ajrore.
Më 26 shkurt të vitit 2004 ndodhi fatkeqësia tragjike e rrëzimit të aeroplanit të Trajkovskit, në afërsi të Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë.
Në bordin e aeroplanit ishin edhe bashkëpunëtorët dhe personeli i presidencës, të cilët gjithashtu humbën jetën në këtë fatkeqësi.
Presidenti aktual, Gjorgje Ivanov, po merr pjesë në ceremonitë e shënimit të këtij përvjetori, ndërsa delegacione qeveritare dhe parlamentare bënë homazhe nderimi pranë varrit të Trajkovskit, në varrezat e Butelit në Shkup.
Aleksandar Trajkovski, vëllai i ish-presidentit deklaroi këto ditë se ai është vrarë dhe nuk bëhet fjalë për fatkeqësi rasti.