Gaza,vazhdojnë sulmet,tejmbushen spitalet

Kryeministri Olmert tha se ofensiva ishte vetëm fillimi i aksionit
Teksa izrealitët vazhdojnë sulmet e tyre ndaj objektivave të Hamasit në Gazë për të katërtën ditë rradhazi, kryeministri Ehud Olmert, thotë se ofensiva është vetëm në etapën e parë të saj.Një tjetër ministër tha se janë bërë përgatitje për javë të tëra luftimesh.Për Gazën ishte një tjetër ditë shkatërrimesh dhe kaosi.Izraeli vazhdoi bombardimet e territorit, duke u përqëndruar mëngjesin e së martës në ndertesat qeveritare të Hamasit dhe barakat e sigurisë.Spitalet në Gazë thonë se të paktën 10 vetë u vranë në mesin e të cilëve edhe dy motra të vogla.Trupat filluan të grumbullohen përgjatë kufirit me Gazën.Një gjeneral izraelit i tha BBC-së se një operacion në terren është një prej mjeteve të arsenalit që do të përdorej kundër Hamasit.Plani tha si, është që të gjenden edhe mënyra të tjera për të mbrojtur izraelitët nga militantët në Gazë.Palestinezët thonë se të paktën 360 vetë kanë humbur jetën.Një zëdhënës i Hamasit paralajmëroi se grupi do të përdorte të gjitha mjetet e mundshme për t'iu kundërpërgjigjur një sulmi, përfshirë edhe sulme vetëvrasëse me bomba.Zyrtarët palestinezë thonë se numri i personave të vrarë që kur filluan sulmet nga ajri ka shkuar në të paktën 360 vetë.