Rusi,aktivizohet vullkani Kamçatka Koriakski
Aktivizohet vullkani Kamçatka Koriakski në Rusi. Shpërthimi i tij më i madh, i fundit ndodhi 3.5 mijë vjet më parë. Shkencëtarët janë lajmëruar se nga vullkani, që këtë herë do të ketë shtririje më të madhe, mund të shkaktohen dëme më të mëdha se atëherë. Vullkani Kamçatka Koriakski ka një lartësi prej rreth 3. 5 metrash dhe fotot staelitore kanë treguar re të dendura të tij dhe hirin e përhapur përreth, të cilat mund të shkaktojnë një ndotje serioze të ajrit. "Unë mendoj se shpërthimi i vullkanit do të jetë edhe më i fortë, por nuk ka arsye për t'u shqetësuar, sepse nuk ka rrezik të menjëhershëm. Hiri dhe mjegulla mund të përhapet në qytet, gjithashtu edhe aeroporti mund të mbulohet nga hiri, i cili është i rrezikshëm. Deri tani, ne konsiderojmë vetëm hirin si rrezikun kryesor, por është e domosdoshme që të vazhdojmë të monitorojmë vullkanin Koriakski për përkeqësime të mundshme të situatës", u shpreh vullkanologu Aleksei Ozerov. Gadishulli i Kamçatkas në Rusi ka 29 vullkane aktive, dhe shpërthimet e tyre dhe dridhjet e vazhdueshme të tokës mund të shkatërrojnë rrugë dhe pista aeroportesh. Gadishulli vullkanik e ka marrë emrin Kamçatka, pasi në rusisht do të thotë vend shumë i largët. Kamçatka ndodhet 12 mijë kilometra larg kryeqytetit të vendit Moskë.