Gazësjellësi Nabuço, spekulime me projektin
Mungesa e kontratave ka shtyrë planet për ndërtimin gazësjellësit Nabuço, i cili do të përshkojë edhe Shqipërinë. Projekti, i cili është sponsorizuar nga Bashkimi Europian, synon të marrë gaz natyral nga deti Kaspik, në Kaspikun e Jugut dhe Turqi në juglindje të Europës, për të transmetuar në pjesën tjetër të kontinentit. Ndërsa skeptikët e projektit po nxjerrin në pah spekulime. Mendohej që konstruksioni do të niste më 2012 në bazë të kontratave të vitit të kaluar. Muaj më parë u bë e ditur se negociatat do të vazhdonin në vjeshtë ose dimër, kështu që lajmi që konstruksioni i Nabuço nuk do të nisë deri në 2013, nuk është më një surprizë. Kostoja e projektit të Nabuço-s, u vlerësua me 7.9 mld euro, në bazë të studimit të fizibilitetit të vitit 2005. Ndërsa vlerësimet e fundit tregojnë për një rritje të kostos nga 12 mld në 15 mld, pra dy-fishin e 2005-ës. Drejtori manaxherial i Nabuço-s, Reinhard Mitschek, e ka cilësuar këtë preventivë, spekulative. Mitschek bën me dije se planet për të marrë gaz nga Iraku dhe Azerbajxhani në fazën e parë, jo domosdoshmërisht do të rrisë çmimin e konstruksionit. Kostoja e re do të varet nga negociatat e konosrciumit të Nabuço, me kompaninë shtetërorë të gazit të Republikës së Asejrbaxhanit (SOCAR) për 10 mld kubik metër në vit, në zhvillimin e fazës së dytë. Muajin e kaluar, SOCAR nënshkroi një marrëveshje me kompaninë kombëtare të gazit në Greqi, që gazi të shkojë direkt nga Azerbaijxhan në Greqi. Nabuço do të kalojë nga Thessaloniki në veri të Greqisë, përmes Shqipërisë dhe nën detin Adriatik, duke arritur Italinë afër Brindizit. Firma Norvegjeze StatoilHydro, e cila zotëron 25.5% të zhvillimit të konsorciumit ka një interes të fortë në favor të Trans-Adriatic Pipeline, e cila zotëron 42.5% të aksioneve. Vonesa e Nabuço, gjithashtu ka krijuar probleme për projektin e ndërtimit të gazsjellësit pipeline nën detin e Zi nga brigjet gjeorgjiane në brigjet rumune. Duke iu referuar gazetës indiane “Economic Times”, Ashgabat ka kërkuar një çmim prej $505-$525 për 100 kubikë për metër (tcm); oferta e New Delhi offer nuk i tejkalon $460/tcm. Në këtë mënyrë nuk do të ketë kuptim për Indinë të investojë për një gazsjellës, nëqoftëse nuk do të ketë një çmim konkurrues.